Connect with us

Lifestyle

Ish-interisti bëhet “Tris-i” i parë: President, futbollist dhe trajner i ekipit

Mohamed Kallon u tërhoq nga futbolli vitin e kaluar, në moshën 36-vjeçare, pasi bëri xhiron e tij të karrierës përreth botës, madje duke u ndalur edhe te Interi. Ish-futbollisti zikaltër, në vitin 2002, ka blerë një klub në Sierra Leone, vendin e tij të lidnjes, për shumën e 30.000 dollarëve. Duke shfaqur një dozë të caktuar egocentrizmi, sulmuesi i ndërroi emrin klubit Freetoën, i cili që nga ai moment quhet tashmëFC Kallon. Pasi laujti me Vieri e Ronaldo, Kallon më pas qarkulloi nëpër botë mes Greqisë, Arabisë Saudite, Emirateve Arabe, Kinës dhe Indisë. Në përfundim u kthye në shtëpi, duke u bërë i pari president-lojtar, sikurse sëfundmi edhe Veron.

Kallon është i pari presidentit që ka luajtur dhe drejtuar të njëjtin ekip, të emërtuar njëlloj.

Por Kallon nuk ndalet këtu dhe dëshiron të kompletojë tripletën e tij personale, për tu bërë njëherësh edhe trajner i FC Kallon. “Aktualisht dëshiroj të qëndroj pak me familjen time, më pas do të përgatitem mirë për kursin e trajnerit”, tregoi ish-futbollisti zikaltër pas tërheqjes. Kështu tripleta do të kompletohet. Kallon do të ketë luajtur te Kallon, do të ketë drejtuar si president dhe do të ketë trajnuar ekipin e Kallon, në cilësinë e trajnerit.

Më shumë nga Lifestyle