Kampionati Shqiptar

Ish-kampioni i Botës me Italinë emërohet trajneri i ri i Kamzës

Pietro Vierchowod, lindur më 6 prill 1959, do të jetë trajneri i ri i Kamzës. Kemi të bëjmë me një ish-futbollist italian, që ka luajtur si mbrojtës, ndërsa prej vitesh ushtron detyrën e trajnerit. Ai, gjithashtu, përfaqësoi kombëtaren italiane gjatë karrierës së tij aktive, ku më së shumti ishte anëtar i skuadrës axurre, që fitoi Kupën e Botës në vitin 1982.

Vierchowod është konsideruar gjerësisht si një nga qendërmbrojtësit më të mëdhenj italianë të të gjitha kohërave dhe një nga më të mirët e gjeneratës së tij. Gjatë karrierës së tij u quajt “Zar”, për shkak të ritmit të tij, aftësisë defektive, stilit të gjallë të të luajturit dhe prejardhjes ukrainase. Ai është djali i një ushtari ukrainas të Ushtrisë së Kuqe nga Starobilsk.

Pas karrierës së tij si futbollist, Vierchowod drejtoi Catania në Seria C1, Florentia Viola (tani Fiorentina) të Seria C2 dhe Triestina të Seria B. Në të gjitha rrethanat, ai u shkarkua para përfundimit të sezonit. Më 13 qershor 2014, Vierchowod u shpall si trajner i ri i klubit hungarez, Budapest Honvéd, por pas performancës së dobët të ekipit, më 6 tetor u shkarkua.

 

“Psaporta”

Datëlindja 6 prill 1959
Vendlindja Calcinate, Itali

Karrira me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
1976–1981 Como 115 (6)
1981–1982 Fiorentina 28 (2)
1982–1983 Roma 30 (0)
1983–1995 Sampdoria 358 (25)
1995–1996 Juventus 21 (2)
1996–1997 Milan 16 (1)
1997–2000 Piacenza 79 (6)
Total 647 (42)

Karriera me kombëtaren

1981–1993 Italia 45 (2)

Karriera si trajner

2001 Catania
2002 Florentia Viola
2005 Triestina
2014 Budapest Honvéd

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar