Bundesliga

Ish-lojtari i Bayern: E kam gjetur zëvendësuesin e Lewandowski-t

Golashënuesi Robert Lewandowski ka kohë që kërkon një sulmues tjetër te FC Bayern, për ta zëvendësuar dhe për të qenë gjithmonë gati të zbresë në fushë nëse polaku nuk mundet.

Dhe Adolfo Valencia ka një ide. Kolumbiani ka luajtur te bavarezët midis 1993 dhe 1994. Ai kishte pseudonimin “El Tren”, treni, te rekordmenët gjermanë. Momentalisht ai është menaxheri i dy lojtarëve: Juan Guillermo dhe Junior Moreo Huaca.

Adolfo Valencia

“Të dy vijnë nga Kolumbia, të dy luajnë në Meksikë. Guillermo është një lojtar i shkëlqyer. Një sulmues si Lewandowski. Ai ka një goditje të përsosur, dhe i aftë të gjuajë me të dyja këmbët.

“Ai gjithashtu është i rrezikshëm brenda zonës. I ngjason sulmuesit të Manchester City, Sergio Aguero. Ai është i shpejtë, i mirë teknikisht dhe i rrezikshëm para portës.”

Juan Guillermo

Lojtarët e tij ama luajnë në kategorinë e dytë meksikane.

“Ata nuk paguhen aktualisht  nga klubet e tyre. Do të ishte mirë nëse do të vinin në formë prove te Bayern dhe të huazoheshin diku për të fituar eksperiencë. Ata kanë potencial të madh.

“Ata gjithashtu mund të ndihmojnë James Rodriguez të ndihet më mirë në Munich.”

 

Më shumë nga Bundesliga