Boks

Ish-luftëtari i UFC vdes në moshën 34-vjeçare pas nokautit në një ndeshje boksi

Ish-luftëtari i UFC Tim Hague ka vdekur në spital në moshën 34-vjeçare pasi pësoi një nokaut vdekjeprurës në një ndeshje boksi. Hague u ndesh ndaj Adam Braidwood të premten e kaluar. Por në raundin e dytë të sfidës, Braidwood e goditi me një kombinim brutal duke e rrëzuar në tokë. Motra e Hague publikoi një deklaratë për shtyp:

 

“Njoftojmë me dhimbje të madhe se Tim ka ndërruar jetë. Në momentet e fundit të ndeshjes ai ishte rrethuar nga familjarët e tij, duke dëgjuar këngët e preferuara. Do të na mungojë shumë.”

Megjithëse ai arriti të çohej në këmbë dhe të ecte vetë nga ringu, ai më pas u ndje shumë keq dhe u dërgua menjëherë në spital. Ai pësoi tre nokautë në raundin e parë dhe dy herë në të dytin përpara se arbitri t’i jepte fund. Në fillim luftëtari ishte në gjendje kome dhe tani ka ardhur lajmi i keq. Hague luftoi pesë herë në UFC midis 2009 dh 2011, duke fituar një herë dhe duke u mundur në katër sfidat e tjera.

Tim Hague, right, decided to swap the UFC cage for a boxing ring

Më shumë nga Boks