Tenis

Ish-numri 1 në botë tërhiqet nga US Open, nis betejën ligjore për të birin

Tenistja bjelloruse Victoria Azarenka, ish-numri 1 në botë, ka vendosur që të mos marrë pjesë në grand slemin e US Open, që nis pas 10 ditësh. Edhe pse ajo u rikthyer në fushë pak kohë më pas pas shtatzanisë Azarenka vendosi të mos luajë në grand slemin amerikan pikërisht për shkak të birit, tashmë 9 muajsh. Prej dy muajsh ajo është dnarë nga bashkëshorti i saj Billy McKeague, me të cilin ka nisur edhe një betejë ligjore se kush do të mbajë fëmijën. Dhe në shtator tenistja do të duhet të paraqitet në gjyq, ndaj ka vendosur që të mos luajë në turneun e US Open.

Tenistja bjelloruse Victoria Azarenka

Dua të sqaroj situatën para fansave të mi në lidhje me arsyen e mungesës në US Open, për të evituar çdo spekulim. Edhe pse kam nisur të stërvitem që në mars, me ndihmën e familjes, e shoh se është e vështirë që të bëhen paralelisht të dyja gjërat, stërvitje dhe të rris fëmijën. Unë do të përpiqem t’i bëj të dyja, ndaj shpresoj që situata të sqarohet sa më shpejt, por aktualisht dua t’i garantoj djalit tim Leo praninë time në çdo moment”, tha Azarenka për mediat, që shtojnë se ajo i ka kërkuar babait të fëmijës një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh.

Më shumë nga Tenis