Merkato

Ish-presidenti zbulon planet e merkatos së Real…

Njëri mes Robert Lewandowski dhe Harry Kane do të kalojnë te Real Madrid në verën e ardhshme, sipas ish-presidentit të klubit.

Ramon Calderon beson se ka mundësi më shumë se polaku të shkojë te “Los Blancos”, pasi Daniel Levi i Tottenham e ka shumë të vështirë të shesë “yjet” e tij.

“Padyshim që objektivi i Real, duke parë edhe moshën e lojtarit është Kane, por Levi nuk dorëzohet kollaj. Vështirësia për të biseduar me Tottenham do të bëj që ata të marrin Lewandowski, i cili është gati të largohet nga Bayern dhe prej kohësh dëshiron të bëhet sulmuesi i Real. Jam i sigurt se njëri prej tyre do të transferohet në Bernabeu vitin e ardhshëm,” – tha Calderon.

Lewandowski do të jetë kundërshtar i Real në ndeshjen e ardhshme në Champions, ndërsa për të marrë Bale do të duhen të paktën 150 milionë euro.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Merkato