La Liga

Ish-sulmuesi i Barçës mohon kombësinë spanjolle për të luajtur me Marokun

Munir El Haddadi ka bërë një apel te CAS (gjykata e arbitrazhit sportiv) për të luajtur me Marokun, që do të marrë pjesë në kampionatin botëror në Rusi.

Futbollisti me dy shtetësi, në fillim kishte zgjedhur kombëtaren spanjolle, por tani, bashkë me Federatën Marokene të Futbollit ka hedhur në gjyq vendimin e FIFA-s, që më 13 mars i kishte mohuar ish-lojtarit të Barcelona, që aktualisht luan me Alaves, të ndryshonte kombësi.

Vendimi do të merret në mesin e muajit maj, si kanë kërkuar drejtuesit e futbollit në Marok, për t’i dhënë lojtarit mundësinë e grumbullimit për në Rusi.

I lindur në vitin 1995 në San Lorenzo de El Escorial, pranë Madridit, nga prindër maroken, Munir ka luajtur me Spanjën në një ndeshje zyrtare, në eliminatoren e Euro 2016, kundër Maqedonisë më 8 shtator 2014 dhe që atëherë nuk është grumbulluar më nga iberikët.

FIFA e ka penguar të realizojë dëshirën për të luajtur me Marokun, kësisoj do të vendos CAS.

Më shumë nga La Liga