Futboll

Ish-sulmuesi i Gjermanisë sulmon Ozil: Eshtë një frikacak…

Tërheqja e Mesut Ozil nga përfaqësuesja gjermane është konsideruar si një veprim prej frikacaku nga ish-sulmuesi i Gjermanisë, Fredi Bobic.

Organizatori i Arsenal deklaroi se nuk do t’i përgjigjej më ftesës së Federatës Gjermane të Futbollit duke e akuzuar atë për sjelle diskriminuese dhe raciale karshi tij, gjatë Kupës së Botës 2018.

E gjitha lindi pas fotografisë së Ozil me liderin e Turqisë Erdogan, përpara nisjes për në Rusi.

Bobin dhe për “Bild am Sonntag”: “Ndershmërisht, kjo që ndodhi është e pabesueshme. Fjalët e tij për racizëm unë mendoj se janë krejtësisht të pavenda. Mendoj se Ozil është një frikacak, që nuk përballon sfidat. Ne të futboll zakonisht i themi njeri-tjetrit: Ngrihu në këmbë dhe bëhu burrë. Kjo nuk vlen për Ozil.”

Bobic respekton simpatinë e Ozil për Turqinë, vendin e origjinës, por e akuzon edhe për naivitet: “E la veten të përdorej si një lodër. Ndoshta kjo mund t’i ndodhte dikujt që është 18 vjeç, por jo një 30-vjeçari që është shpallur kampion i Botës. Ai është provokuar dhe ra në grackë. E kuptoj që dy zemra në një kraharor janë shumë, por kjo nuk e justifikon sjelljen e tij. Nuk duhet të ishte treguar frikacak, por ta fitonte debatin në fushë, si pjesë e Gjermanisë.”

Më shumë nga Futboll