Futboll

Ish-ylli i Real Madrid, “Casanova” refuzon ofertën pornografike për t’u transferuar në Kinë

Antonio Cassano dëshiron të vijojë karrierën e tij si futbollist, teksa një transferim në Super Ligën kineze del në horizont. Por, nëse do të ishte në dorën e aktorit dhe regjizorit të filmave pornografik, Roço Siffredi, atëherë Cassano do të kishte varur tashmë këpucët e tij në gozhdë, madje duke hequr fare edhe uniformën, më mirë se të vishte një të re. Sikurse raportohet nga “The Sun” e konfirmohet nga “futbol.com”, ish-futbollisti i Real Madrid është ende një lojtar i Sampdoria, pavarësisht se klubi dëshiron të prishë kontratën me atë, por tashmë sulmuesi do të ketë shansin të transferohet për një shumë të konsiderueshme parash në Kinë.

Imazh i ngjashëm

Aktori dhe drejtuesi i filmave porno, Rocco Siffredi i ofroi Cassanos një mundësi.

Pak kohë më parë, Siffredi i bëri Cassanos një ofertë të çmendur dhe nuk dihet nëse futbollisti e mori ndonjëherë në konsideratë propozimin për ndryshim të karrierës së tij, çka nuk do ta mësojmë kurrë, por një transferim i barezit në industrinë e filmave pornografikë dukej shumë vështirë të refuzohej. Cassano ka patur në të kaluarën ditët e tij të arta, kur u konsiderua si djaloshi i premtuar i Italisë, që do të rikthente ditët e lavdisë kombit të tij. Një herë e një kohë ai ishte edhe adoleshenti më i shtrenjtë me transferimin nga Bari te Roma e Fabio Capellos, për 26 milionë sterlina, në moshën 19-vjeçare në vitin 2001.

Rezultate imazhesh për Cassano sexy

Cassano pretendon se ka bërë seks me më shumë se 600 femra.

Një futbollist plot ngjyra që ka shkruar një autobiografi plot ngjyra dhe në këtë aspekt, shumë do të çuditeshin po të mësonin se Cassano do të kishte refuzuar ofertën e Siffredit. Cassano shkruante: “Në Madrid kisha një shok që ishte kamarier në hotel. Puna e tij ishte të më sillte mua tre ose katër ëmbëlsira pasi unë të kisha bërë seks. Ai sillte pastat lart, ndërsa unë do t’i dorëzoja atij vajzën me të cilën sapo kisha kryer marrëdhënie. Një lloj shkëmbimi, unë do të merrja ëmbëlsirat, ndërsa ai femrën. Seks dhe më pas ushqim, një natë perfekte”. Vetë sulmuesi 34-vjeçar ka pretenduar se ka bërë seks me më shumë se 600 femra, ndaj problemet e tij në Madrid mund të ishin ngushtësisht të lidhura me jetën e tij seksuale shumë aktive, që më pas çonte në tonelata me ëmbëlsira.

Më shumë nga Futboll