Champions League

Ishte apo jo penallti? Ja shpërthimi “live” i Arturo Vidal nga Mynihu (video)

E gjithë bota sportive ka qenë mbrëmë sy dhe veshë nga “Santiago Bernabeu”, ku u materializua një përmbysje e madhe historike e Juventusit deri në minutën e 97-të të lojës. Në momentin kur të gjithë ishin bërë gati për kohën shtesë, që të shpallej së andejmi i kualifikuari për në gjysmëfinale të Champions-it, vjen penalltia e shumëdiskutuar për Real Madridin, që u kthye në gol kualifikimi nga Cristiano Ronaldo.

Sikurse duket edhe në këtë video shoqëruese të këtij shkrimi, edhe lojtarë të Bayern Munich, që po luanin çerekfinalen e tyre të kthimit të Ligës së Kampionëve kundër Sevilla, në “Allainz Arena”, njëkohësisht, kanë qenë të fokusuar te beteja heroike e bardhezinjve në kryeqytetin madrilen, ku po udhëhiqnin 3-0 deri në 11-metërshin e akorduar nga kryesori anglez.

Njëri ndër futbollistët e skuadrës bavareze, Arturo Vidal, që ndodhej në tribunën e gazetarëve, është fokusuar duke parë nga një laptop aty afër momentin krucial të ndeshjes Real Madridi-Juventus, atë të penalltisë.

Ish-mesfushori i Juventusit shfryn fort, duke mos u pajtuar me vendimin e gjyqtarit anglez, që ditën e sotme ka përçarë në vlerësime, nëse ishte apo jo, edhe vetë gjyqtarët e globit, mediat botërore e këdo.

Më shumë nga Champions League