Futboll

Islanda e kthen 10 vite mbrapa, Franca shmang humbjen në 3 minuta

Islanda e vogël ka befasuar Francën kampione të botës në Guingamp. Skuadra e Didier Deschamps, në fakt, ka barazuar 2-2 në shtëpi me ishullorët, të cilët janë paraqitur në këtë ndeshje pas katër humbjesh radhazi.

Miqtë kanë gjetur golin e parë me Bjarnasson në minutën e 30-të të pjesës së parë, në të cilën “Gjelat” kanë pësuar gjashtë gjuajtje në kuadrat, gjë që nuk i ndodhte francezëve prej 10 vitesh.

Në pjesën e dytë, kur mendohej se vendasit do të përmbysnin gjithçka, ka ardhur edhe goli i dytë i Islandës, që çuar shifrat në në 2-0 falë golit të Arnason në minutën e 58-të.

Miqtë kanë shënuar përsëri në të 86-ën, por këtë herë e kanë bërë në portën e gabuar, duke rihapur takimin pas autogolit të Eyjolfsson. Ky moment i ka dhënë zemër francezëve, të cilët kanë gjetur edhe golin e barazimit në minutën e 89-të me një penallti të Mbappe.

Më shumë nga Futboll