Sporte Mix

Itali, lojtari i regby kap hajdutin!

Itali, lojtari i regby kap hajdutin!

E ndoqi dhe më pas e kapi duke u hedhur sipër tij me një stil të sportit të regbisë, duke rikuperuar atë që ishte vjedhur në supermarketin ku punon.

Lojtari i regbisë në skuadrën e Serie B në Itali, Avezzano, gjatë ditës së Pashkëve, ka ndjekur për më shumë se 100 metra një keqbërës që kishte vjedhur mallra të ndryshme nga dyqani dhe po largohet me vrap.

Lojtari i regbisë e ka emrin Mohamed Traorè, jeton në Itali prej 6 vitesh dhe punon si shitës. Momo, ashtu si e thërrasin vendasit, është 30 vjeç dhe jeton në Avezzano ku është i martuar me një italiane dhe ka një fëmijë të vogël.

Një shok, që punon me të në market e vuri në dijeni për personin që kishte vjedhur dhe ai u turr pas hajdutit duke e ndalur pikërisht me një stil që praktikon në sportin e tij.

Ky nuk është rasti i parë që një sportist ndal një kriminel. Në vitin 2012, mbrojtësi i Milan, Leonardo Bonucci, atëherë te Juventus, detyroi të ikte me vrap një hajdut që ishte i armatosur.

Në vitin 2008, Lara Liotta, kampion e Italisë në karate, kishte neutralizuar një hajdut që e kishte sulmuar me justifikimin për të kërkuar një cigare.

Më shumë nga Sporte Mix