Connect with us

Futboll

Italia bën ligjin në botë, ja 5 klubet me numrin më të madh të blerjeve në këtë 10-vjeçar

Çdo klub ka strategjinë e tij të merkatos, disa prej të cilëve parashikojnë blerjen të një numri të madh futbollistësh me kosto të ulët për të provuar më pas rishitjen e tyre për të gjeneruar përfitime. Pra, rezulton e domosdoshme më pas shitja e futbollistëve për mos u gjendur me kosto dhe detyrime të shtuara, në vend të përfitimeve të gjeneruara. Sikurse do të shihet në studimin e zhvilluar mbi ekipet botërore, ky plan preferohet dhe adaptohet më së shumti nga skuadrat italine dhe ato braziliane, që gjithsesi jo gjithmonë çon në të njëjtat rezultate ekonomike. Ja cilët janë 5 klubet në botë që kanë blerë më shumë futbollistë për periudhën 10 vjeçare, duke nisur nga data 1 korrik 2006, deri më sot.

ghirardi_parma

Strategji e gabuar për Parma

Klubi që në 10 vitet e fundit ka bërë numrin më të madh të blerjeve të futbollistëve është Parma. Klubi emilian, i falimentuar më datë 22 qershor 2015, i rinisur më pas në Seria D dhe që sot aderon në Lega Pro, në këtë dekadë ka federuar plot 926 futbollistë duke shpenzuar një shumë prej 144,27 milionë euro, për një mesatare prej 155 mijë euro për çdo blerje. Blerja më e shtrenjtë e regjistruar gjatë periudhës së studimit, rezulton ajo e mbrojtësit Andrea Rispoli nga Brescia, që kushtoi 7 milionë euro.

Cruzeiro v Goias - Brasileirao Series A 2014

Cruzeiro, farkëtari brazilian

Në vend të dytë të klasifikimit për klubet që kanë regjistruar numrin më të madh të blerjeve në botë, për periudhën e fundit 10 vjeçare, renditet klubi Brazilian Cruzeiro. Skuadra e Belo Horizonte nga korriku 2006 deri më sot ka marrë në pronësi të saj plot 667 futbollistë për një shpenzim total prej vetëm 60,61 milionë euro, për një mesatare prej rreth 90 mijë euro të harxhuara për çdo blerje. Mes tyre, më e kushtueshmja, 5 milionë euro janë shpenzuar për të afruar në ekip mbrojtësin Dedé nga Vasco da Gama.

preziosi_genoa

Genoa, blerjet e Preziosi

Vendin e tretë të podiumit e mban një tjetër klub Italian, më saktë Genoa e Enrico Preziosi. Ekipi gjenovez në këtë 10-vjeçar ka konkluduar plot 610 blerje duke shpenzuar 358,62 milionë euro, çka bën që ligurianët të kenë shpenzuar mesatarisht 588 mijë euro për çdo blerje, ndërkohë që shpenzimi më i madh i bërë gjatë kësaj dekade nga skuadra e Genoa ka qenë për blerjen e sulmuesit Robert Acquafresca, i mbërritur nga Interi për shumën e 15 milionë euro.

Udinese - Bologna - Serie A Tim 2013/2014

Udinese, fabrika e fitimit

Një tjetër ekip italian renditet ndër vendet e para të këtij klasifikimi. Në fakt është pikërisht Udinese që mban vendin e katërt të kësaj renditje, me bardhezinjtë që qëndrojnë në shpatullat e kuqebluve të Italisë. Familja Pozzo që ka dhe pronësinë e Udineses në këto 10 sezonet e fundit ka federuar 576 futbollistë të rinj, për një kosto kompleksive në shumën 219.15 milionë euro, ndërsa një kosto mesatare prej 380 mijë euro për çdo blerje. Sforcimi më i madh në këtë dekadë të fundit për ekipi friuilian ka qenë ai për blerjen e anësorit Davide Faraoni, i blerë nga Inter për 8 milionë euro.

 

Foto LaPresse - Daniele Badolato 01/06/2015 Torino ( Italia) Sport Calcio Juventus Media Day , Allenamento Nella foto: Fabio Paratici , Giuseppe Marotta , Andrea Agnelli , Pavel Nedved Photo LaPresse - Daniele Badolato 01 June 2015 Turin ( Italy) Sport Soccer Juventus Media Day , training session In the pic: Fabio Paratici , Giuseppe Marotta , Andrea Agnelli , Pavel Nedved

Juventus, transaksione të shtrenjta

Për të mbyllur top 5-shen e klasifikimit është një tjetër klub “made in Italy”, pikërisht bardhezinjtë legjendarë të Juventus. Klubi torinez, që nga data 1 korrik 2006 deri më sot ka bërë pjesë të kantierit të saj plot 574 blerje duke shpenzuar një total prej 807,79 milionë euro. Pra, një mesatare prej plot 1.4 milionë euro për çdo futbollist. Blerja më e shtrenjtë për “Zonjën e Vjetër” është pikërisht ajo e merkatos së verës së fundit, kur klubi juventin shpenzoi plot 90 milionë për të blerë nga Napoli bomberin argjentinas, Gonzalo Higuain, i blerë nën drejtimin e trajnerit Allegri.

Më shumë nga Futboll