Futboll

Italia bën mbledhje të jashtëzakonshme, duke menduar për Ancelotti…

Italia bën mbledhje të jashtëzakonshme, duke menduar për Ancelotti…

“Jemi thellësisht të hidhëruar dhe të zhgënjyer nga mos pjesëmarrja në Kupën e Botës, një dështim sportiv për të cilin kemi nevojë për një zgjidhje të kujdesshme dhe për këtë është thërritur një mbledhje e të gjithë përfaqësuesve federalë për të bërë një analizë të detajuar dhe të vendosim për zgjedhjet që do të bëjmë në të ardhmen,” – ka thënë presidentit i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio, pas dështimit më të madh të futbollit “axurr” në 60 vitet e fundit. Në tryezën e bisedimeve do të jetë dorëheqja e shumë kërkuar e Ventura dhe idetë për zëvendësuesin, ku një emër qëndron mbi të gjithë: Carlo Ancelotti.

Image result for tavecchio ventura

Në mbledhjen e jashtëzakonshme nuk do të jetë trajneri Ventura, i cili zyrtarisht nuk e ka dhënë ende dorëheqjen dhe ka një kontratë deri në vitin 2020, por largimi është i pashmangshëm, teksa shihet me dyshim edhe vetë pozicioni i Tavecchio. “Po të isha si ai do të jepja dorëheqjen bashkë me trajnerin,” – deklaroi presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Malago. Ndërkohë, projekti i Tavecchio për shpëtimin e kombëtares është emërimi i Carlo Ancelotti, i lirë pasi u shkarkua nga Bayern Munich dhe prej kohësh personazh i dashur i futbollit italian, por paga e tij mbetet një problem për momentin, pasi Ancelotti pretendon 8 milionë euro.

Më shumë nga Futboll