Kombëtarja

Italia dhe Bosnja, ja programi i kombëtares kuqezi

Më 24 mars do të luhet në Palermo ndeshja kualifikuese mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa më 28 mars

 

Më 24 mars do të luhet në Palermo ndeshja kualifikuese mes Italisë dhe Shqipërisë, ndërsa më 28 mars, në “Elbasan Arena”, kuqezinjtë do të përbëllen me boshnjakët në një miqësore. FSHF-ja ka zbuluar sot programin e plotë të përfaqësueses sonë në funksion të këtyre dy angazhimeve për këtë muaj. Kështu, konferenca për shtyp e trajnerit De Biazi, ku do të publikojë edhe listën e lojtarëve të grumbulluar, do të zhvillohet ditën e hënë, më 20 mars, ora 10:30, në sallën e zakonshme të konferencave për shtyp të FSHF-së. Një ditë përpara ndeshjes me Italinë, në Palermo, do të dalë përpara mediave trajneri dhe kapiteni kuqezi. Më poshtë, në mënyrë grafike, mund të njiheni me programin e kombëtares:


Të hënën, më 20 mars:
Ora 10:30: Konferenca për shtyp e trajnerit De Biazi (në ambientet e FSHF-së, për listën e lojtarëve të grumbulluar etj)
Ora 17:30: Stërvitje e skuadrës kombëtare.
Të martën, më 21 mars:
Ora 10:30 – stërvitje e skuadrës.
Ora 12:30 – konferenca për shtyp.
Ora 17:30 – stërvitja e skuadrës.
Të martën, 22 mars:
Ora 10:30: – stërvitja e skuadrës.
Ora 12:30 – konferenca për shtyp.
Ora 17:30 – stërvitja e skuadrës.
Të enjten, 23 mars:
Ora 10:15 – stërvitja e skuadrës në Durrës.
Ora 18:45 – konferenca për shtyp
Ora 19:30 – Stërvitja në “Renzo Barbera”, Palermo.
E premte, 24 mars:
Ora 11:30 – streçingu muskular.
Ora 20:45 – Ndeshja eleminatore zyrtare Itali-Shqipëri. Pas ndeshjes, konferenca e zakonshme për shtyp.
E shtunë, 25 mars:
Ora 12:00 – mbërritja në Tiranë.
Ora 14:00 – konferencë për shtyp.
Ora 17:30 – stërvitja e skuadrës.
E diel, 26 mars:
Ora 12:00 – konferenca për shtyp.
Ora 17:30 – stërvitja e skuadrës.
E hënë, 27 mars:
Ora 11:00 – stërvitja e skuadrës.
Ora 16:30 – konferenca për shtyp (trajneri dhe kapiteni)
Ora 17:00 – stërvitja e skuadrës.
E martë, 28 mars:
Ora 18:00 – ndeshja miqësore, Shqipëri-Bosnje Hercegovinë. Pas ndeshjes, konferenca e zakonshme për shtyp.

Më shumë nga Kombëtarja