Connect with us

Formula 1

Italia ndryshon pistë për garat e Formula 1, braktis Monza për Imola

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka konfirmuar sot se garat e Formula 1, të vlefshme për Çmimin e Madh të Italisë, do të ndryshojnë së shpejti cirkuit. Në Apenine garat zhvillohen prej disa vitesh në pistën legjendare të Monzës, por së shpejti pritet që garat të zhvillohen në pistën e Imola, aty ku aktualisht garojnë edhe motorët (Moto GP).

Drejtori i garave të Formula 1, Charlie Whiting, ka zhvilluar një muaj më parë një vizitë në pistën italiane dhe ka deklaruar sot, përmes një relacioni, se ndryshimet e modifikimet e bëra në pistë e jashtë saj, janë të kënaqshme. Pista e Imolës mban emrin “Enzo dhe Dino Ferrari” dhe ka zhvilluar edhe më pare gara të Formula 1.

Duket se Italia kërkon të ndryshojë pistë për garat e Formula 1, duke parë edhe vështirësitë financiare që kanë organizatorët e garës së Monzës për të gjetur sponsorë. Gjithsesi, bëhet fjalë për vitin 2018, pasi këtë vit garat e Formula 1 do të zhvillohen normalisht sipas kalendarit, në pistën e Monza.

Ferrari ne pisten e Imoles

Më shumë nga Formula 1