Futboll

Italia në finalen e kampionatit europian…

Italia U-17 do të luajë në finalen e kampionatit europian, pasi djemtë e drejtuar nga Carmine Nunziata kanë fituar 2-1 në gjysmëfinalen e luajtur ndaj Belgjikës, në veprimtarinë që po zhvillohet në Angli.

Talentet Gyabuaa dhe Vergani (sulmuesi i Inter ka shënuar katër gola në pesë ndeshje) realizuan për “axurrët”.

Ndeshja u dominua në pjesën e parë nga Italia, por ishte e vajtur deri në fund, pasi Vertessen shënoi barazimin e përkohshëm për belgët.

Në finale, italianët do të ndeshen me fituesen e gjysmëfinales tjetër mes Holandës dhe Anglisë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll