• “Italia do të ketë kombëtaren më të fortë të 20 viteve të fundit”

    Publikuar: 19 Mar 11:08

    E diela nuk ka qenë një ditë si gjithë të tjerat për Gianluigi Buffon, i cili jo vetëm që ka fituar kundër Sampdoria-s, duke mbajtur portën të paprekur, por ka thyer edhe rekordin e Giampiero Bonipertit, duke u bërë futbollisti i Juventus me më shumë minuta të luajtura në Serie A. në fund të ndeshjes së luajtur në “Marassi”, kapiteni i Juventus ka dhënë një intervistë të gjatë për “Sky Sport” ku ka folur për Champions-in dhe të ardhmen e tij me kombëtaren italiane: “Uroj të kem akoma minuta të tjera në dispozicion. Fitorja kundër Sampdoria-s ishte shumë e rëndësishme për ne”.

    Për Barcelona-n: “Për sa më akon mua, e konsideroj veten me fat që mund të luajë një ndeshje të tillë. Jemi në çerekfinalet e Champions League dhe ndeshje të tilla të ndihmojnë të kuptosh se çfarë ke bërë gjatë këtyre viteve. Gjithashtu, mendoj se sfida e dyfishtë me Barcelona-n është gjëja e keqe që mund t’i ndodhë një ekipi sepse në dy ndeshje është gjitçka më e vështirë. Por do të jetë një përballje e bukur”.

    Për kombëtaren: “Mendoj se Italia po nxjerr disa lojtarë të rëndësishëm, të cilët janë të pjekur dhe e kuptojnë rëndësinë e fanellës. Uroj që të jemi një kombëtare e nivelit të lartë që në 2018-ën. Por mund të them me siguri se nga 2020-a deri në ‘26-’28 do të kemi një nga ekipet më të forta të njëzet viteve të fundit”, ka thënë Buffon.

    [interaction id=”58cefe575f0c12724435ea6b”]


    Lexo postimet e tjera