Futboll

Italia zgjedh San Siro-n për Kupën e Botës

Stadiumi Guiseppe Meazza në Milano do të mirëpresë ndeshjen e kthimit të ndeshjes play-off midis Italisë dhe Suedisë më 13 nëntor.

Azzurri do të ndeshet me Suedinë për të vendosur se kush do të shkojë në Kupën e Botës që do të luhet në Rusi verën tjetër.

Image result for San Siro italia

Ndeshja e parë do të zhvillohet më 10 nëntor në Suedi.

“Është një zgjedhje që e bëmë me trajnerin,” shprehet presidenti i federatës Carlo Tavecchio.

“Jemi të sigurt që Milano do të përgjigjet në mënyrën më të mirë, siç kanë bërë gjithmonë për Azzurri-n.”

Related image

Ka pasur disa opsione, duke përfshirë Dacia Arena në Udine dhe Barbera të Palermos.

San Siro është zgjedhur pasi mendohet se do të prodhojë atmosferën më të mirë.

Më shumë nga Futboll