Çiklizëm

Italianët dominojnë etapën e dytë të Xhiros, triumfon Elia Viviani

Çiklistët italianë dominojnë etapën e dytë të Xhiros së Italisë, pasi 4 prej tyre janë renditur në 5 vendet e para sot në përfundim të kësaj etape, Haifa-Tel Aviv, 167km e gjatë. Një etapë tërësisht fushore, që ashtu si pritej ishte e përshtatshme për sprinterët dhe në fund, ai që fitoi sprintin final, ishte italiani Elia Viviani, që dha kohën 3h51’20”, duke lënë pas patriotin e tij Jakub Mareczko dhe irlandezin Tom Bennett.

Të gjithë pretendentet mbërritën së bashku në vijën e finishit, me të njëjtën kohë me fituesin e kësaj etape e mes tyre ishte edhe shqiptari Eugert Zhupa, që u klasifikua në vendin e 90-të (garon me ekipin italian të ËilierTriestina-Selle Italia). Edhe pse etapa e sotme pati disa shkëputje nga ana e çiklistëve të ndryshëm, të gjitha u neutralizuan nga grupi, duke bërë që të gjithë të garojnë dhe mbërrijnë në grup në finish, në kilometrat e fundit.

Ndryshime në krye të renditjes së përgjithshme të Xhiros së Italisë, ku pas dy etapave kryeson australianin Rohan Dennis, me 4h03”21, duke lënë pas holandezin Tom Duomolin me një sekondë më shumë. Ndërsa i treti është belgu Victor Campenaerts. Zhupa fiton terren në renditjen e përgjithshme dhe tashmë klasifikohet në vendin e 122-të me 1’44” më shumë lideri i Xhiros, që këtë vit zhvillon edicionin e 101-të. Edhe nesër do të garohet në Izrael, etapa e tretë, dhe më pas turneu do të vijojë në Itali, pas një dite pushim.

Më shumë nga Çiklizëm