Kampionati Shqiptar

Iuliano: Ishim të pafat ndaj Flamurtarit, rezultat i gënjeshtërt!

Pas tri fitoresh radhazi, pa lojë të bukur, Partizani rikthehet te humbja. E ka pësuar këtë të dielën, në “Selman Stermasi”, përballë Flamurtarit, që drejtohet nga një ish i kuq, Shpëtim Duro. Trajneri i “demave”, Mark Iuliano, vlerëson sit ë mirë lojën e të tijve, ndërsa justifikohet me mungesën e fatit: “Një mëkat kjo humbje, sepse kemi pësuar gol me një gjuajtje pas një harkimi, që e kishim përgatitur të gjithë javën. Kemi bërë aksionet më të mira gjatë ndeshjes, ndaj një skuadre ku thuajse nuk kemi pësuar asnjë gol. Ishim të pafat, është mëkat për djemtë, se kemi humbur mundësinë të kthenim në shina ndeshjen, nuk u kthyem pas. Ishim të pafat, kemi bërë një ndeshje të mirë dhe rezultati është pak gënjeshtar.

Herrera dhe jo Bardhi? Hyri një anësor për një anësor. Herrera ka punuar shumë mirë, në minutat e para nuk ishte vendimtar, por bëri atë që duhej të bënte. Bëri një ndeshje të mirë, ishte zëvendësim kokë për kokë. Kreu më larg? Duhet punë, diskutimi i klasifikimit është ende i hershëm. Ne punojmë për të bërë më të mirën, për t’u rritur, për të rikuperuar pikë e lojtarë. Na vjen keq, por nuk mbaroi sot kampionatit, duhet të rikuperojmë pike, sepse kemi muaj para, kemi mundësinë dhe dëshirën. Duke realizuar atë që punojmë do të rifitojmë pikët që humbëm sot. Dështimi në këtë sezon? Unë jam këtu që të punoj, që të mundohem të bëj më të mirën, që skuadra të luajë një futboll të mirë. Nuk di ku do të arrijmë, por baza është e mirë. Duhet ta pranojmë këtë humbje dhe të vazhdojmë përpara”.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar