Kombëtarja

Ivan Balliu do të jetë “anti-Neymar”: Ka shumë pak sekrete për ta ndaluar atë!

Çdo javë, një nga 20 skuadrat e “Ligue 1” përballet me një sfidë të dyfishtë: ndalimin e PSG-së në përgjithësi dhe të Neymar në veçanti. Këtë javë është radha e Iván Balliut dhe Metz. Dueli, në tavolinë, nuk mund të ishte më i pabarabartë. Megjithatë, Balliu premton luftë për “MARCA”: “Është e qartë se nuk është starti që prisnim, kemi rënë në Monaco, Bordeaux, Guingamp dhe Caen, por e dinim se kishim një fillim të vështirë. PSG-ja luan në shtëpi, por nuk do të kemi aq shumë presion, sepse është e qartë se ata janë më të fortë. Tani mendoj që, nëse jemi të kujdesshëm në mbrojtje dhe përfitojmë nga disa raste, mund të marrim diçka pozitive”.

Balliu është i padiskutueshëm në anën e djathtë të Metz, por do të “luajë vallëzim” me më të vështirin: Neymar. Braziliani bëri debutimin e tij kundër Guingamp (0-3), shënoi dy gola dhe dha dy asiste kundër Toulouse (6-2). Madje, edhe në ditën e tij më të zbehtë, kundër St-Etienne (3- 0), Neymar mori pjesë në përgatitjen e tre golave. “Unë e kam parë shumë mirë në këto ndeshje të para në “Ligue 1”. Neymar luan si gjithmonë, siç është zakonisht: shënon gola, jep asiste, ofron spektakël. Është futbollist në nivel të lartë”, – tha Balliu, gjithashtu ish-lojtar i Barçës.

Ai do të duhet të luajë “anti-Neymar”, do të sfidojë ballë për ballë, në fushë, transferimin rekord botëror të të gjitha kohërave (222 milionë euro) dhe për këtë arsye pyetja është e detyruar: Si do ta ndaloni lojtarin më vendimtar të kampionatit? “Duhet të jem shumë i përqendruar, të mos i jap hapësirë. Përveç kësaj, më duhet shumë përkrahje e shokëve të mi,” – rrëfen Balliu, i cili është ftuar në kombëtaren e Shqipërisë kualifikueset e fundit.

Nëse Neymar nuk është i mjaftueshëm, Emery mund të përdorë Mbappen dhe kështu do të jetë sulmi më i shtrenjtë në histori. “Mbappé, mendoj se do ta ketë shumë të lehtë për t’u përshtatur. Kur keni lojtarë të nivelit të Neymar pranë tij, është e lehtë t’i përshtateni ekipit dhe futbollit të tij.” Sfida është e vështirë, por lavdia, suksesi dhe mbulimi janë të rezervuara për të parin që mund të ndalojë Neymar dhe PSG-në. Mund të jetë Balliu.

Më shumë nga Kombëtarja