Kampionati Shqiptar

Ivan Fustar firmos për Flamurtarin, bëhet prezantimi

Shkon në tetë numri i blerjeve të reja të Flamurtarit, pa llogaritur edhe stafin teknik, që është i gjithi i ri nga sezoni i kaluar. I fundit që ka nënshkruar dhe prezantuar në ambientet e klubit vlonjat është qendërmbrojtësi kroat Ivan Fustar, i cili kishte arritur një akord me vlonjatët prej disa ditësh, ndërsa këtë të hënë ka hedhur zyrtarisht firmën në kontratën e re me vlonjatët, që përforcon kështru repartin e mbrojtjes së bashku me Currin, Idrizaj dhe gjeorgjianin Pokhadze.

nexhipi flasmurtari

Tifozët e Flamurtarit presin me kënaqësi blerjet e reja, sidomos Nexhipin

Në pritje, pas marrëveshjes zyrtare me Fustar, Flamurtari është edhe për një sulmues tipik, ndërsa në ditët e fundit janë shtuar edhe më shumë zërat që e shohin Gerhard Prognin e Skënderbeut dhe Vilfor Hysën e Kukësit pranë skuadrës së drejtuar tashmë nga Stanislav Levy. Progni duket se nuk është më zgjedhje e parë te Skënderbeu dhe një ofertë pas aventurës europiane me korçarët mund ta çonte mesfushorin e krahut të djathtë sërish në Vlorë. Ndërsa edhe Hysa nuk ka gjetur vendin e titullarit te Kukësi, megjithatë, edhe dëmtimet e kanë penalizuar jo pak.

[total-poll id=58698]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar