Futboll

Ja arsyeja përse Sterling nuk po rinovon kontratën me Manchester City

Një nga lojtarët më të mirë të Premier League, Raheem Stërling, ende nuk ka rinovuar kontratën me skuadrën e Manchester City edhe pse trajneri Pep Guardiola insiston që kjo gjë duhet të ndodhë sa më shpejt, pasi e konsideron lojtarin të rëndësishëm. Por duket se mes lojtarit dhe klubit ka një ngërç dhe ajo ka të bëjë me rrogën e Sterling, që kërkon një rritje të saj me 100 mijë stërlina në javë. Rroga aktuale e Sterling është 175 mijë stërlina në javë, shumë e cila sipas sulmuesit është e vogël krahasuar me rendimentin e tij në fushë.

Për këtë arsye, Sterling kërkon 275 mijë stërlina dhe një shtyrje të saj deri në vitin 2023, ndërkohë që kontrata aktuale skadon në vitin 2020. Pra, palët kanë ende kohë për të gjetur një zgjidhje dhe rinovuar kontratën dhe për ta mbajtur në “Etihad Stadium”. Agjenti i tij ka kohë që kërkon të gjejë një marrëveshje me klubin, në mënyrë që të ndihet i vlerësuar sa De Bruyne, që rinovoi kontratën e tij në janar të këtij viti.

Më shumë nga Futboll