La Liga

Ja çfarë bën djali i Marcelo-s që çmend lojtarët e Real Madrid

Marcelo ka vërtetuar edhe këtë vit se është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë. Por edhe i biri i tij ka premisa për t’u bërë si babai. Në videon më poshtë ai e kishte marrë me vete në stërvitje, dhe në fund të saj ka bërë atë që quhet “bin challenge”.

Djaloshi me flokët si të babait ka bërë pasime me kokë disa lojtarë të Real Madrid përpara se ta dërgonte topin te koshi. Si përfundim ata e kanë përqafuar duke e ngritur në ajër sikur të kishte festuar Kupën e Botës.

Atmosfera në prag të Champions është e shkëlqyer te Real Madrid.

Më shumë nga La Liga