Futboll

Ja cila është skuadra me më shumë të abonuar në Serie A…

Deri në ditën e sotme, 17 shtator 2017, AC Milan është skuadra që ka shituar më shumë abonime për sezonin 2017/18 në “San Siro”. 34 mijë kartela abonimi janë blerë nga tifozët kuqezi, për të qenë gjithmonë të pranishëm në sfidat që skuadra e Montella do të luajë në fushën e saj për Serie A. Kuqezinjtë kanë shitur 17.500 abonime më shumë se në sezonin e kaluar.

Image result for san siro milan fans

Në vendin e dytë, për numrin e abonimeve të shitura qëndron klubi i Inter. Zikaltërit kanë shitur 31 mijë të tilla, vetëm 3 mijë më shumë se sezoni i kaluar, ku me 28 mijë abonime dublonin me Juventus për vendin e parë. Ndërkohë, Juvja, ka shituar sërish 29 mijë abonime, aq sa vjet, aq sa do të jetë gjithmonë numri i “Juventus Stadium”, që kapacitetin total nuk e ka më shumë se 40 mijë vende.

Image result for roma olimpico fans

Roma ka shitur 21 mijë abonime, 2 mijë më shumë se viti i kaluar, ndërsa Fiorentina ka shitur dy mijë më pak dhe është në vendin e pestë me 17 mijë abonime të shitura. Më pas vijnë me radhë Genoa, Sampdoria, Atalanta, Bologna, Udinese, Torino, Verona, Lazio, etj. Vetëm 6 mijë abonime ka shituar klubi i Napoli, nën-kampion i Italisë, që mban vendin e fundit në këtë aspekt.

Më shumë nga Futboll