RUSI 2018

Ja cili është ekipi favorit në “Rusi 2018”, sipas Xabi Alonso…

Ai ka luajtur në Kupën e Botës dhe e ka fituar atë, ashtu si ka fituar kampionatin europian dhe gjithçka të mundshme në nivel klubesh, kësisoj Xabi Alonso mund të konsiderohet si një specialist trofesh dhe tanimë pasi ka marrë licencën “UEFA A” ai është edhe një specialist futbolli.

“Unë mendoj se Spanja ka gjetur te Lopetegi trajnerin e duhur. Ai i ka shumë të qarta idetë e tij dhe ka arritur t’ia transportojë futbollistëve. Kjo është shumë e rëndësishme, – tha Xabi Alonso. – Unë mendoj se Spanja është skuadra më e fortë që do të marrë pjesë në Rusi dhe si rrjedhojë është favorite për fitoren e trofeut.”

Më pas Alonso shtoi: “Kemi futbollistët e duhur për të shënuar në çdo ndeshje, për t’i bërë dëme çdo ekipi kundërshtar dhe mbrohemi me rregull dhe ekuilibër. Ndonjëherë kjo Spanjë më ngjason me një ekip klubi dhe kjo është shumë e rëndësishme. Asensio dhe Costa janë futbollistët që më pëlqejnë më shumë. Nëse fitojmë në ndeshjen e parë ndaj Portugalisë, rruga jonë do të jetë në dishezë.”

Më shumë nga RUSI 2018