Futboll

Ja detajet e kontratës 5-vjeçare të Bentancur

Juventus realizon goditjen e parë në merkato, edhe pse ky sesion hapet në korrik -mesfushori Rodrigo Bentancur është zyrtarisht lojtari më i ri i bardhezinjëve. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” do të paguajnë te Boca Juniors shifrën e 9.5 milionë euro me dy këste për shërbimet e 19-vjeçarit, me të cilin kanë firmosur një kontratë për 5 vitet e ardhshme -me efekt nga 1 korrik 2017 deri më 30 qershor 2022. Bentancur është një produkt i akademisë së Boca dhe klubi argjentiasn ka gjetur akordin me Juven që nëse futbollisti do të shitet në të ardhmen nga italianët të përfitojnë 50 % të shumës si pjesë të marrëveshjes.

Gjithashtu Boca mund të përfitoj sërish nga Bentancur në bazë të paraqitjeve të mesfushorit konfirmoi klubi i Juventusit nëpërmjet një deklarate në Twitter. Bentancur u bashkua me Boca Juniors në moshën 14 vjeç dhe bëri debutimin e tij në ekipin e parë në prill të vitit 2015, vetëm 17 vjeç. I riu me dhunti të shumta ka bërë 17 paraqitje në Primera Division të Argjentinës këtë sezon dhe ka luajtur tetë ndeshje për Uruguajin me kombëtaren U-20, duke shënuar edhe një gol.

Më shumë nga Futboll