Gossip

Ja festa e çmendur e Stephen Curry për 30-vjetorin e lindjes

Stephen Curry mund të mos luajë në fushë për shkak të një dëmtimi në kavilje, por ylli i Golden State Warriors ka treguar se di të dhurojë spektakël edhe jashtë fushe. Stephen Curry feston më 14 mars 30-vjetorin e lindjes dhe ceremonia që i kanë bërë miqtë e tij ka qenë vërtet madhështore edhe pse u organizuar një ditë më herët.

Ylli i ekipit të Warriors ka mbërritur në vendin ku organizohej festa me një yaht, duke magjepsur të gjithë me hyrjen e tij. Më pas, ai ka festuar si i çmendur në pistë, duke kënduar dhe duke ngrënë pa u kursyer, duke e bërë këtë feste-ditëlindje të paharrueshme për të. I ftuar ka qenë grupi E-40, që ka kënduar përgjatë gjithë natës.

Më shumë nga Gossip