Futboll

Ja frika më e madhe e Gigi Buffon pas transferimit te PSG

Gigi Buffon ka nisur zyrtarisht sot aventurën e tij të re me skuadrën e PSG-së, kampione e Francës, duke lënë një tjetër ekip kampion, Juventusin, fanellën e të cilit e veshi për 17 sezone me radhë. Pengu më i madh i portierit 40-vjeçar me fanellën bardhezi është Champions League, një trofe që nuk e ka fituar asnjëherë në karrierën e tij. Titull që Juventusi mund ta fitojë sezonin e ardhshëm, sidomos pas zërave se Cristiano Ronaldo do të luajë me kampionët e Italisë, një armë më shumë.

Pikërisht një përballje në finalen e Champions League mes Juventusit dhe PSG-së është frika më e madhe për Buffon për sezonin e ri. “Jeta është me shumë të papritura. Unë jam një person për së mbari, korrekt dhe uroj që një ndeshje e tillë të mos më ndodhë kurrë në karrierën time, sidomos një finale e Champions mes PSG-së dhe Juves. Do të më pëlqej ta fitoj, por edhe ta humbas. Jam gati të përballem me Juven në çdo tur, por jo në finalen e Champions League”, tha Buffon.

Më shumë nga Futboll