Connect with us

Futboll

Ja fundi i hidhur i milionave të fituara nga shitja rekord e Gareth Bale

Tottenham Hotspur më 1 shtator 2013 shiti Gareth Bale te Real Madrid për shumën që shënoi rekordin botëror të transferimeve për plot tre vjet, 105 milionë euro, ndërkohë që në të njëjtin periudhë shpenzoi në total 127 milionë euro për blerjen e shtatë futbollistëve, në përpjekjen e Spursave për të zëvendësuar dy herë radhazi fituesin e “PFA Players Player of the Year”. Dita e martë shënoi pikërisht largimin e një prej atyre shtatë futbollistëve nga radhët e Tottenham, Nacer Chadli te West Bromwich Albion, njëherësh në të njëjtën ditë u përkujtua edhe blerja e fundit e asaj vere të tre viteve më parë. Pas një analize të detajuar të investimit të Spursave nëpërmjet blerjes së atyre shtatë futbollistëve, Sportsmail ka publikuar një raport mbi arritjet e tyre gjatë qëndrimit në White Hart Lane.

Nga e majta, 7 blrejet e Tottenham në 2013, Paulinho, Eriksen, Soldado, Chadli, Capoue, Chiriches dhe Lamela.

PAULINHO

Kushtoi: €20m nga Corinthians.

U shit për: € 11m te Guangzhou Evergrande.

Për pak kohë, Paulinho ishte blerja rekord e Tottenham, madje duke regjistruar edhe një start premtues nën drejtimin e Andre Villas-Boas, teksa shënoi tetë gola në sezonin e tij të parë me Tottenham. Gjithsesi ai dështoi që të arrinte pritshmëritë e klubit dhe presidenti i Spursave, Daniel Levy ishte shumë i lumtur që nga ai transaksion ai regjistroi një humbje prej vetëm 9 milionë euro, pasi tashmë 28-vjeçari është rrugës për aventurën e tij të re në Kinë.

VERDIKTI: DËSHTIM.

Paulinho (right) was sent off against Liverpool in December 2013 for this tackle on Luis Suarez

Paulinho u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Liverpool në dhjetor 2013, për ndërhyrjen ndaj Suarez.

 CHRISTIAN ERIKSEN 

Kushtoi: €13.5m nga Ajax.

U shit për:Nuk aplikohet.

Masivisht, tifozët e Suprusave do të ishin dakord që Eriksen, që nga koha kur u rekrutua në vitin 2013 ka rezultuar në zbulimin e Tottenham. Në moshën vetëm 24 vjeçare, tifozët e Spursave do të uronin që Eriksen të ketë akoma shumë kohë për të luajtur në këtë klub dhe për të treguar vlerat e tij, duke i magjepsuar ata me aftësitë e tij të shkëlqyera teknike si dhe me shpejtësinë me të cilën ai u adaptua në Premier League, pas transferimit nga Eredivisie.

Eriksen, i cili konkretisht fiton 37.5 mijë euro në javë, është drejt finalizimit të rinovimit me një kontratë të re 4-vjeçare, sipas të cilës do të arkëtojë 88 mijë euro në javë.

VERDIKTI: ZBULIM.

Christian Eriksen (right) looks to escape Liverpool's Jordan Henderson on Saturday

Christian Eriksen është një nga dy blerjet e verës 2013 që vijon aventurën me Tottenham.

 ROBERTO SOLDADO

Kushtoi: €35.5m nga Valencia.

Sold for: €14m te Villarreal.

Sikurse Paulinho, edhe Soldado fillimisht bëri një prezantim befasues në White Hart Lane, duke shënuar katër gola në tre ndeshjet e tij të para kundër Crystal Palace, Dinamo Tbilisi dhe Sëansea City. Gjithsesi, forma e tij nuk zgjati shumë në këto nivele të pëlqyeshme, teksa ai e përfundoi atë sezon me vetëm 11 gola të realizuar, ndërsa sezonin tjetër me vetëm 5 gola, duke vuajtur një krizë vetëbesimi. Karriera e Sodados te Tottenham rezultoi një dështim i vërtetë, pasi sulmuesi arriti të shënojë vetëm 16 gola në 76 ndeshje të zhvilluara, para se të largohej gushtin e kaluar. Pavarësisht gjtihçkaje, tifozët e Spursave kanë ende afeksion për sulmuesin spanjoll, për të cilin kishin thurur një këngë që thoshte: “Ai erdhi nga Spanja e nxehtë, për të luajtur në White Hart Lane”.

VERDIKTI: DËSHTIM.

Roberto Soldado looks dejected after a missed chance against Fiorentina last February

Aventura e Roberto Soldado te Spurs rezultoi një dështim.

NACER CHADLI

Kushtoi: €8.2m nga Twente.

U shit për: €15.2m te West Bromwich Albion.

Chadli më i fundit nga shtatë blerjet e vitit 2013 që është larguar nga Tottenham, është i vetmi mes atyre pesë futbollistëev të shitur prej të cilëve, Spursat kanë gjeneruar fitim. Padyshim që ky është një tregues automatik i performancës së shfaqur nga 27-vjeçari në White Hart Lane. Gjatë këtyre tre viteve te Tottenham ai rezultoi një investim i goditur dhe një futbollist i vlefshëm, duke regjistruar një total prej 25 golash të shënuar në 119 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë këtu edhe një gol të shënuar kundër Arsenal në Emirates Stadium në shtator 2014.

VERDIKT: ZBULIM.

Nacar Chadli (second right) endeared himself to Spurs' fans with a goal away at Arsenal

Nacar Chadli (i dyti djathtas) fitoi zemrat e tifozëve pas golit të shënuar në transfertë ndaj Arsenal.

ETIENNE CAPOUE

Kushtoi: €10m nga Toulouse.

U shit për: €7m te Watford. 

Dy sezonet e Capoue me Spursat rezultuan të dështuar, teksa në të dy edicionet regjistroi vetëm nga 18 ndeshje të luajtura dhe me nga një gol të shënuar, duke bërë që futbollisti i përfaqësueses së Francës të mos gjente shkëlqimin te Tottenham me numrin 17. Por ndërkohë, 28-vjeçari është përshtatur shumë herë më mirë në Premier League me skuadrën e Watford duke regjistruar aktivizimin e tij në 36 ndeshje në një sezon të vetëm, aq sa me Spursat u aktivizua në dy sezone bashkë. Madje, ish-futbollisti i Toulouse ka shënuar tashmë dy golat e tij të parë për këtë sezon të ri në Premier League.

VERDIKTI: DËSHTIM.

Etienne Capoue (left) plays a pass while under pressure from Arsenal's Tomas Rosicky in 2013

Etienne Capoue dështoi te Tottenham, por po shkëlqen te Watford.

VLAD CHIRICHES

Kushtoi: €10m nga Steaua Bucharest.

U shit për: €5.2m te Napoli.

Futbollisti i përfaqësueses së Rumanisë, Chiriches fillimisht fitoi vlerësime pozitive madje me superlative në lidhje me performancën në zemrën e mbrojtjes së Tottenham, por ai shkëlqim shumë shpejt u venit. Rënia e tij ishte e papritur dhe e menjëhershme, duke prekur ekstremitete të tipit, nga Futbollisti i Ndeshjes në një fitore të regjistruar më 1 janar 2014 në Old Trafford ndaj Manchester United me rezultatin 2-1, në rezervë për më shumë se 6 muaj. Ai u desh të përballej edhe me dhimbjet e një dëmtimi në kurriz, më pas me humbjen e formës, duke regjistruar ndeshjen e tij të fundit në majin e kaluar në humbjen 3-0 ndaj Stoke City.

VERDIKTI: DËSHTIM.

Defender Vlad Chiriches trudges off after getting sent off against Stoke City in May 2015

Chiriches u shpall “Lojtari i ndeshjes” në fitoren 2-1 ndaj United më 1 janar 2014 në Old Trafford.

ERIK LAMELA

Cost: €35.2m nga Roma

U shit: Nuk aplikohet

Anësori argjentinas, tashmë ka nisur sezonin e tij të katërt me Spurs, me një shkëlqim mahnitës, ndërkohë që kujtojmë një start të vështirë të tij, pasi u përball fillimisht me problem të formës fizike dhe futbollin intensive në Angli.Në sezonin e tij të parë me Spurs, 24-vjeçari shënoi vetëm një gol kundër Sheriff Tiraspol të Moldova në Europa League, para se edicioni i tij i parë në White Hart Lane të mbyllej parakohe në Dhjetor të vitit 2013, për shkak të një dëmtimi në shpinë. Ndërkohë, në sezonin e tij të dytë, blerja rekord e Tottenham, nisi të japë sinjalet e para të asaj që është vërtetë në gjëndje të bëjë, jo më pak por se të paharrueshmin ‘Rabona’ gol të shënuar ndaj ekipit grek, Asteras Tripoli, para se të shkëlqente sezonin e fundit me 11 gola të shënuar në 44 ndeshje. Lamela shfaqi një tjetër aspekt të lojës së tij, forcë dhe trimëri në lojën në ajër, me një gol të shënuar ndaj Everton në sezonin e porsa nisur në Premier League.

VERDIKT: ZBULIM.

Erik Lamela goes forward while playing against Liverpool at White Hart Lane this weekend

Bashkë me Eriksen, Lamela është zbulimi i Tottenham mes 7 blerjeve të verës së vitit 2013.

Më shumë nga Futboll