Connect with us

Lifestyle

Ja me kë e ka festuar Neymar fitoren 6-1 të Barcelonës

Neymar po shijon pushimin e merituar që i është dhënë nga trajneri Luis Enrique, pas fitores 6-1 që Barcelona arriti ndaj PSG-së në Champions League. Sulmuesi brazilian nuk do të jetë sot në fushë në ndeshjen që skuadra “blaugrana” do të luajë ndaj Deportivo la Coruna, ndaj ai ka vendosur që ta kalojë këtë fundjavë me motrën e tij Rafaella Santos.

Eu te amo ❤️ 11/03/1996 – data mais que especial na minha vida! @rafaella

A post shared by Nj 🇧🇷 👻 neymarjr (@neymarjr) on

Ata po kalojnë së bashku këto ditë pushimi, duke festuar edhe 21-vjetorin e lindjes së motrës së sulmuesit, duke postuar foto në faqet e tyre në “Instagram”. “Të dua, je personi me special i jetës time”, ka qenë komenti i Neymar për motrën e tij, duke shkruar edhe ditën e lindjes së saj. Edhe Rafaella ka publikuar më pas një foto, duke falënderuar vëllanë e tij për urimin.

Më shumë nga Lifestyle