Seria A

Ja ku ndodhet fanella e parë e Juventus me firmën e CR7

Numërimi mbrapsht ka filluar. Të hënën e ardhshme, Cristiano Ronaldo do të jetë në Torino për t’iu nënshtruar vizitave mjekësore dhe më pas, pasi të ketë vizituar qendrën sportive dhe strukturat e tjera të Juventus, do t’i përkushtohet popullit bardhezi në “Allianz Stadium”.

Nëse 10 korriku i 2018-ës do të kalojë në histori për transferimin në Serinë A të CR7, 16 korriku do të jetë dita e prezantimit. Ndërkohë, ish-ylli i Real po shijon edhe disa ditë pushime në resortin “Costa Navarina” (Greqi) ku është takuar me menaxherin e tij, Jorge Mendes, dhe presidentin e Juventus, Andrea Agnelli.

Dhe ka qenë aty që ka autografuar fanellën e parë të “Zonjës së Vjetër”, siç është zbuluar nga postimi i bërë në profilin zyrtar në Instagram të strukturës ku ndodhet CR7.

Më shumë nga Seria A