Connect with us

Futboll

Ja kush është mbreti i shtyllave në Manchester

Paul Pogba ishte ylli që shkëlqente më shumë në Torino, por në Manchester duket se ndriçimi i ndërkombëtarit francez është zbehur. Mbrëmë në “Old Trafford” dikush goditi shtyllën. Kush ishte? Nëse Fantozzi (personazh komik italian) do të jetonte në Angli nuk do të kishte nevojë të pyeste. Me shumë mundësi përgjigjja e tij do të ishte Paul Pogba. Lojtari i Djajve të Kuq mbrëmjen e së martës, gjatë ndeshjes në Kupën e Ligës së Anglisë ndaj Hull City-t, goditi për të shtatën herë shtyllën. Po, të shtatën sezonale!

Sipas “Sun” tifozët e Manchester United kanë nisur të mos kenë më besim te francezi. Ndërkohë në Twitter ka shpërthyer ironia: “Shtyllat e Old Trafford-it janë ende të nxehura me të”, shkruan një tifoz. Një tjetër komenton: “Po Pogba ka ardhur në Angli për të marrë pjesë në sfidën e traversave?” Të tjerë shfaqin empati ndaj ish-mesfushorit të Juventus-it: “Ndjej trishtim për të”. Por ka edhe disa të cilëve u ka ardhur në majë të hundës: “Jam i sigurt se ka goditur të paktën një shtyllë në çdo ndeshje ku ka luajtur. Me një shënjestër pak më të mirë do të kishte shënuar shumë gola”. Shtyllat janë bërë thuajse si një mallkim për 23-vjeçarin që kur la Juventus-in verën e kaluar. Por tifozeria e Djajve të Kuq nuk mundet më të durojë një tjetër sezon për t’u harruar. Përkundrazi që këtë vit me Mourinho-n, Ibra-n dhe Pogba-n ata synojnë rikthimin.

Më shumë nga Futboll