Argetim

Ja kush do të luajë rolin e djalit të Ivan Drago-s në “Creed II”

Nuk do të jetë Brock Lesnar ai që do të luajë rolin e të birit të Ivan Drago-s në filmin “Creed II”.

Pas muajve të tërë spekulime, Sylvester Stallone shpalli të hënën se ai që do të portretizojë personazhin do të jetë boksieri 27-vjeçar Florian Munteanu. Dolph Lundgren do të rikthehet të luajë Drago-n, i cili ka qenë pjesë e Rocky VI.

“Creed II” do të shënojë debutimin e Munteanu-s në botën e filmave, sipas Justin Kroll i Variety.

Ishte vetë ylli i Hollywood ai që postoi një foto në dhjetor që sugjeronte se do të ishte ylli i WWE dhe UFC Lesner ai që do të luante rolin e djalit të Drago-s.

Por tashmë është konfirmuar gjithçka. Thuhet se edhe luftëtari i UFC Sage Northcutt kishte bërë prova për rolin por ka dështuar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Argetim