RUSI 2018

Ja lista e kampionëve të Europës që do të shkojnë në “Rusi 2018”…

Cristiano Ronaldo dhe 22 vëllezërit e tij. Trajneri Fernando Santos ka publikuar listën me 23 futbollistët që do të jenë pjesë e Portugalisë, kampione e Europës në fuqi, për Kupën e Botës 2018, që nis pas një muaji në Rusi.

Nuk do të jetë “heroi” i Parisit, Eder, autori i golit të fitores në finalen kundër Francës, teksa habit edhe mungesa e Joao Cancelo, i cili ka zhvilluar një sezon të mirë në Serie A.

Andre Silva, që ka dështuar me Milan, do të jetë në Botëror, ashtu si Joao Mario, që pati probleme me Inter në fazën e parë.

Lista e Portugalisë

Portierë: Anthony Lopes (Lyon), Beto (Goztepe), Rui Patrício (Sporting)

Mbrojtës: Bruno Alves (Rangers), Cédric Soares (Southampton), José Fonte (Dalian Yifang), Mário Rui (Napoli), Pepe (Besiktas), Raphael Guerreiro (Dortmund), Ricardo Pereira (FC Porto), Rúben Dias (Benfica)

Mesfushorë: Adrien Silva (Leicester), Bruno Fernandes (Sporting), João Mário (West Ham), João Moutinho (Mónaco), Manuel Fernandes (Lokomotiv Moskë), William Carvalho (Sporting)

Sulmues: André Silva (Milan), Bernardo Silva (Manchester City), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Gelson Martins (Sporting), Gonçalo Guedes (Valencia), Ricardo Quaresma (Besiktas)

Më shumë nga RUSI 2018