Kombëtarja

Ja nga e ka trashëguar vesin e çamçakëzit Thomas Strakosha

Bëmë baba të të ngjaj. Kjo shprehje e njohur më mirë se te kushdo gjen vend te dy portierët shqiptarë, Thomas dhe Foto Strakosha. Në një foto të fundit të postuar në Instagram, portieri i Lazio-s ka dashur të sqarojë tifozët e shumtë në lidhje me çamçakëzin që përtyp gjatë ndeshjes. Sipas tij, është një ves që është trashëguar nga ati, pasi edhe Foto përtypte çamçakëz gjatë ndeshjeve.

questioni di gomme ecco da chi ho presso il vizio😂 #papa#idolo#my#number1 🇦🇱

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha) on

Duket se Thomas, përveç talentit si portier, i ngjan të atit edhe në vese. Për të kompetuar ngjashmërinë mes tyre, tani Thomas Strakoshës i mbetet të mbrojë gjatë portën e Kombëtares shqiptare, ashtu si Foto, teksa luajti 73 ndeshje me fanellën kuqezi.

Më shumë nga Kombëtarja