Connect with us

Champions League

Ja pse Arsenal nuk duhet të ketë frikë një ekip që u mund nga Rostov muajin e kaluar

Arsenal nuk do të ketë kurrë një mundësi më të mirë për të mundur Bayern Munich dhe të kalojnë fazën e 1/8 për të parën herë në shtatë vitet e fundit. Dy herë që prej 2010 ata janë ndeshur kundër gjermanëve në këtë fazë të kompeticionit, dhe në të dy rastet bavarezët i kanë mundur në të dy ndeshjet.

Arsenal nuk do të ketë kurrë një mundësi më të mirë për të mundur Bayern Munich dhe të kalojnë fazën e 1/8 për të parën herë në shtatë vitet e fundit. Dy herë që prej 2010 ata janë ndeshur kundër gjermanëve në këtë fazë të kompeticionit, dhe në të dy rastet bavarezët i kanë mundur në të dy ndeshjet. Takimi i fundit pa rekordmenët gjermanë të shkatërrojnë Topçinjtë 5:1 në fazën e grupeve të vitit të kaluar dhe që tani anglezët quhen si ekipi që do të skualifikohet nga Champions League. Por pse duhet të ketë frikë ekipi i Wenger një skuadër që u mund nga rusët e Rostov muajin e kaluar?

Arsenal will never have a better chance of beating Bayern Munich in the Champions League

Kur Arsenal u skualifikua nga ekipi i Pep Guardiolas fazën e nokautit të vitit 2014, ata luajtën me Yaya Sanogo si sulmuesin kryesor në “Emirates”. Ata humbën 2:0 pasi portieri Szczesny doli me karton të kuq që në pjesën e parë – përpara se të barazonin 1:1 në Munich. Në vendin e Sanogo, gjithsesi, këtë herë do të jetë Alexis Sanchez. Kiliani me shumë mundësi do të jetë lojtari më i mirë në fushë kur ekipet të takohen në shkurt, teksa Petr Cech dhe Hector Bellerin janë dy të tjerë që padyshim kanë forcuar skuadrën e Wenger në tre vitet e fundit që kur u mundën në 1/8-at. Për mos të harruar, Arsenal është një ekip që fiton si grup, Bayern jo.

Nineteen-goal striker Robert Lewandowski (seen on Sunday) has carried the team this season

Mënyra se si Topçinjtë mundën Basel në ndeshjen e fundit të grupeve ishte impresionuese dhe një tripletë e Lucas Perez në fitoren 4:1 vërteton se opsionet në sulm nuk janë të këqija. Për sa i përket Baeyern, në kampionatin vendas janë duke u sfiduar nga RB Leipzig për kryesimin e renditjes. Lewandowski, me 19 golat e tij këtë sezon, ka marrë ekipin përdore me Thomas Muller që ka shënuar vetëm një herë këtë sezon. Për Arsenal, treshja Sanchez, Ozil dhe Walcott pritet t’i hapin probleme bavarezëve. Londinezët nuk duhet të ankohen për shortin pasi mund ta kishin pësuar më keq (Barcelona) pasi këtë sezon kanë treguar se janë përmirësuar. Këtë herë, është Bayern që duhet të ketë frikë.

 

[interaction id=”584ee001e7ddf2e20cd99010″]

Më shumë nga Champions League