Kampionatet në Europë

Ja pse ”BREXIT” mund të sjellë Messin dhe Ronaldon në Seria A

Nëntorin e kaluar, presidenti i “Pirelli” dhe ish-drejtori i Interit, Tronchetti, ka pranuar se ka qenë një lojtar, që donin të shihnin tek Interi para të tjerëve dhe ai ishte Leo Messi.

Nëntorin e kaluar, presidenti i “Pirelli” dhe ish-drejtori i Interit, Tronchetti, ka pranuar se ka qenë një lojtar, që donin të shihnin tek Interi para të tjerëve dhe ai ishte Leo Messi. Shumë e quajtën këtë si një ëndërr të parealizueshme, por kujtojmë që më parë kishte pasur transferime të tilla bobmastike, kur Ronaldo (braziliani) kaloi nga Barcelona tek Interi për një shumë rekod asokohe, prej 28 milionë eurosh. Të kthehemi në vitin 1990, kur Italia ishte qendër e universit të futbollit, ku lojtarët më të mirë në botë dyndeshin për në gadishull për famë dhe pasuri të mëtejshme. Në të vërtetë, çdo fitues i “Topit të Artë” në mes të viteve 1987 dhe 2000 ka luajtur në Seria A. Mirëpo, tashmë kohët kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Paratë bëjnë që bota dhe futbolli të sillen rreth tyre, talentët e futbollit janë të destinuar të përfundojnë në Barcelonë ose te Real Madrid.

85a00afca0af83c794590896652543b9_w900px_h500px_cp_sc

Dhe sadopak që futbolli italian kishte filluar të ngrihej, u shfaq liga kineze e futbollit, që po i rrëmben lojtarët nga Seria A dhe top-liga të tjera europiane. Megjithatë, një ndryshim i vogël në sistemin e taksave mund të jetë i favorshëm për talentet e futbollit, që të nënshkruajnë me klubet e Seria A. Arsyeja? ”BREXIT”. Si pasojë e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, Italia ka lëzivur në drejtim të saj, duke iu bërë thirrje gjithë atyre ekspertëve italianë, që kanë punuar në Londër, të kthehen në Itali dhe të punojnë më shumë për futbollin italian, në mënyrë që ta kthejnë aty ku ishte. Italia po mundohet të ndyrshojë ligjin që ka të bëjë me tatimet e futbollistëve. Sipas ligjit të ri, një futbollist që ka luajtur jashtë Italisë duhet të tatohet më pak kur të transferohet në Seria A.

ballon-dor-winners-ps_ubemdlxrcod0191qcuaioqir4

Kujtojmë qe tatimet në Itali për futbollistët janë shumë të larta, mbase edhe kjo ka ndikuar që shumë lojtarë të largohen që aty dhe mjaft të tjerë të mos transferohen në kampionetin elitar të futbollit italian. Pas vitesh krizë financiare, klubet italiane janë duke luftuar për ta mbajtur Seria A lart. Edhe një skuadër e fuqishme, e suksesshme dhe e mirëdrejtuar, si Juventusi, nuk mund të konkurrojë me fuqinë financiare të superfuqive. Një e tillë po bëhet edhe Superliga Kineze, siç dëshmohet nga vendimi i marrë prej Axel Witsel në fillim të kësaj jave, për të mos përfillur lëvizjen në Torino, por joshjen nga milionat e Tianjin Quanjian. Në vitin 2005, qeveria spanjolle dekretoi një ligj, ku individët që që lëviznin në Spanjë nga një vend tjetër mund të zgjidhnin të tatoheshin si një banor, ose një rezident jospanjoll. Rezultati neto ishte se jorezidentët mund të shmangnin tatimin e parave të fituara jashtë Spanjës deri në gjashtë vjet, ndërsa, në të njëjtën kohë, të tjerët tatoheshin 24% të të ardhurave.

ballon-dor-winners-ps_yv71px6a5cpo1b5obwiv5ul8x

Ish-ylli i Real Madrid, Beckham, i cili ishte duke bërë një pasuri nga të drejtat e tij të imazhit në të gjithë botën, në atë kohë, ishte një nga lojtarët e parë të huaj, që përfitoi nga ndryshimi i ligjit; prandaj ka marrë emrin e tij ky ligj. Kjo lehtësirë ligjore u mbyll në Spanjë në vitin 2010, por qeveria italiane tani propozon që të fusë në fuqi të njëjtën rregull tatimor, sipas të cilit një person, që ka punuar më parë jashtë Italisë, për nëntë vjet do të tatohet vetëm me një normë të sheshtë prej 100.000 € për paratë e fituara jashtë vendit. Në qoftë se do të ndodhë, kjo do të sjellë përfitime të dukshme për të huajt, që luajnë në Serie A, pasi nuk do të paguajnë më normën standarde të tatimit (43 përqind të gjithë fitimit). Kësisoji, mbase një ditë ëndrra e Interit për transferimin e Leo Messit, apo e ndonjë klubi tjetër për Cristiano Ronaldon, mund të bëhet realitet.

Më shumë nga Kampionatet në Europë