Premier League

Ja pse ‘Panenka’ e Hazard ishte më e veçantë se e të tjerëve

E mbani mend kur Aaron Ramsey shënoi një penallti Panenka në të njëjtën portë dhe stadium ku u shënua Panenka i parë në 1976 nga vetë Antonin Panenka?

Vetëm disa muaj më pas, Eden Hazard ka nderuar sulmuesin e Republikës Çeke në një ditë tepër të veçantë për të.

Gjatë fitores 3-1 të Chelsea-t ndaj Newcastle, Hazard-i brilant, shkëlqeu deri në momentin e zëvendësimit dhe vulosi tri pikët me Panenkan e tij.

Mbase Newcastle duhet të kishte studiuar më tepër ndeshjen përpara penalltisë, me Eden Hazard që shënoi Panenkan në ditëlindjen e 69-të të tij.

Sulmuesi i Republikës Çeke mundi portierin Sepp Maier me penalltinë e famshme në Kampionatin Evropian të 1976-ës dhe sot feston 69-vjetorin e lindjes.

Më shumë nga Premier League