Seria A

Ja si e justifikon Allegri lënien jashtë të Dybala-s

Max Allegri ka mbrojtur vendimin e tij për të lënë jashtë Paulo Dybala pas fitores 3-0 të Juventus ndaj Bologna-s, duke u shprehur se futbolli është një lojë ekipi dhe jo individuale.

Bardhezinjtë kaluan Inter-in në renditjen e Serie A pas fitores ndaj skuadrës së Donadoni-t, por Dybala nuk ishte pjesë e formacionit për të dytën ndeshje radhazi.

“Djemtë po luajnë mirë, janë përmirësuar fizikisht dhe po tregohen solidë në prapavijë,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Napoli dhe Inter kanë bërë gjëra të mëdha deri tani këtë sezon, dhe tani edhe ne duhet të bëjmë gjëra të mëdha për të mbajtur ritmin e tyre. Jam i lumtur me paraqitjen. Të vazhdojmë kështu.

“Dybala u fut në pjesën e dytë dhe luajti mirë, por ka momente kur një lojtari thjesht nuk i ecën.

“Talenti i tij është i padiskutueshëm, por ai gjithashtu duhet të jetë në një gjendje të mirë fizike. Futbolli është një sport grupi, jo individual.”

Më shumë nga Seria A