Futboll

Ja si Italia e “mposhti” Brazilin për Jorginho…

Ja si Italia e “mposhti” Brazilin për Jorginho…

“Jorginho? Plani i stafit të kombëtares braziliane ishte ta grumbullonte në miqësoren e fundit të marsit, para Kupës së Botës, Italia është treguar më e shkathët dhe futbollisti ka zgjedhur të veshë fanellën e kaltër,” – në këtë mënyrë ka folur Joao Santos, menaxheri i fundit italo-brazilian, për mikrofonat e “Radio Sportiva”.

Image result for jorginho napoli

Menaxheri ka treguar edhe disa prapaskena të tjera që ndikuan te zgjedhja e futbollistit. “Brazili luan ndryshe, por ai mund të grumbullohej pa probleme. Atje ka rëndësi teknika e futbollistëve, ndërsa në Itali vlen më shumë taktika. Jorginho e ndjen se mund të jetë më i vlefshëm për këtë skuadër sesa për Brazilin.”

Image result for jorginho italy

Në lidhje me përfshirjen e tij te skemat e Ventura, Joao Santos, menaxheri i futbollistit të Napoli shtoi: “Nuk e di si do të luajë trajneri. Jorginho është në dispozicion për të dhënë maksimumin nëse skuadra do të ketë nevojë për të. Jorginho do të luajë futboll edhe për 10 vjet dhe do të jetë gjithmonë gati kur ta thërrasë Italia.”

Më shumë nga Futboll