Bundesliga

Ja si Marcelo mund të kishte përfunduar në Bundesliga përpara se të shkonte te Real

Në janar të 2007, Marcelo i është bashkuar Real Madridit nga Fluminense e Brazilit. Por, mesa duket, braziliani, i cili konsiderohet si më i miri në krahun e majtë, mund të kishte përfunduar te Hamburger SV përpara se Real Madrid të kishte shansin ta merrte.

Gjatë një interviste me Bild, skauti i Hamburg Harald Sporl rikujton udhëtimin më 2006 në Rio de Janeiro për të parë një Marcelo 18-vjeçar. Pasi e pa, ai sugjeroi që HSV ta blinte menjëherë.

“Pas ndeshjes së parë, mora në telefon drejtorin sportiv të Hamburg dhe i thashë që të vinte për shkak të Marcelo-s,” shprehet Sporl.

“Takova babanë e Marcelo-s në Rio. Gjatë asaj kohe ai nuk ishte shumë i njohur në tregun europian.”

Por Fluminense kërkonte 2.5 milionë euro për Marcelo-n, një shumë që HSV nuk e kishte gjatë asaj kohe. Si përfundim, Marcelo shkoi te Real Madrid për 6.5 mln euro.

Më shumë nga Bundesliga