TECH

Ja si mund të “mashtrosh” sistemin ‘Face ID’ të iPhone X

Face ID i Apple supozohet të jetë sistemi më i sigurt biometrik që është vendosur në një smartphone. Por nëse merr disa studiues sigurimi dashakeqës me shumë kohë të lirë, gjërat mund të komplikohen.

Një firmë sigurimesh vietnameze pretendon se ka zhbllokuar një iPhone X duke përdorur një maskë silikoni, një model 3D, dhe një imazh 2D të syve dhe gojës.

Nuk është një proces i thjeshtë, por kjo nuk do të thotë se iPhone X i ri mund të mposhtet teknikisht.

Sistemi fillon me një model 3D që kopjon topografinë e fytyrës së subjektit. Inovacioni më i madh i Face ID është skanimi 3D i imazhit të fytyrës së personit që i përket celulari.

Image result for iPhone X Face ID

Mbi modelin 3D, zbuluesit kanë shtuar edhe një shtresë silikoni që t’i përngjajë lëkurës, dhe imazhe 2D të syve dhe gojës së subjektit.

Në videon më sipër, firma e sigurimit tregon maskën që zhbllokon iPhone X. Por në praktikë, maska nuk është një rrezik për përdoruesit e zakonshëm.

 

Më shumë nga TECH