Europa League

Ja si ndryshon renditja e Serisë A pas përjashtimit të Milan nga Europa

Çfarë do të ndodhë nëse Milan përjashtohet nga kompeticionet europiane? Në pritje për të mësuar nëse Gjykata e Arbitrzahit do të anulojë ose mbështesë vendimin e UEFA-s, Atalanta dhe Fiorentina mund të ndryshojnë planet në merkaton. Përjashtimi i kuqezinjve, që e mbylli kampionatin e kaluar në vendin e gjashtë, do të ketë ndikime edhe në renditje.

Vendin e “Djallit” do ta merrte Atalanta, që do të kualifikohej direkt në fazën me grupe, ndërsa Fiorentina do të luajë në raundin e tretë para-eliminator të Europa League. Për këtë arsye, skuadra vjollcë ka afruar datën e grumbullimit të ekipit për sezonin e ri. Nuk është më 4 korriku, por 2 korriku.

Është përcaktuar edhe programi i punës: pas zhvillimit të vizitave tradicionale mjekësore dhe testeve fizike, futbollistët do të nisin stërvitjen dhe do të punojnë deri më 5 korrik në Firence. Dy ditë më pas (7 korrik), Fiorentina do të niset drejt Trentinos për grumbullimin veror në Moena. Ky grumbullim do të vazhdojë deri të dielën e 22 korrikut.

Më shumë nga Europa League