Miks Bota

Ja si Pistorius vrau të fejuarën, publikohet filmi, familja e hedh në gjyq

Familja e atletit afrikano-jugor Oscar Pistorius ka deklaruar sot se do të hedhë në gjyq producentët e filmit “Blade Runner Killer”, që e bazon skenarin e tij në historinë e kampionit paraolimpik dhe të botës në sportin e “mbretëreshës”. Në qendër të këtij filmi është pikërisht vrasja e Reeva Steenkamp më 14 shkurt 2013 nga atleti që garon me këmbë metalike, që ka sjellë më pas edhe dënimin e Pistorius. Filmi mbi këtë ngjarje do të dalë në publik në nëntor, por traileri i tij ka kohë që qarkullon në media dhe ai ka provokuar irritimin e familjarëve të atletit, që e kanë cilësuar atë film si “shtrembërim të fakteve dhe të vërtetës”.

Oscar Pistoruis dhe Reeva Stenkamp

Pistorius ndodhet prej 2 vitesh në burg, ku po shlyen një dënim prej 6 vitesh për vrasje me paramendim të të fejuarës në banjon e shtëpisë së tij, në Pretoria ditën e Shën Valentinit. Atleti gjithnjë ka deklaruar para gjykatësve se mendonte se po qëllonte ndaj një hajduti që kishte hyrë në shtëpi. Por në trailerin e këtij filmi duket atleti me pistoletë në dorë duke qëlluar Steenkamp, duke i thënë që të kthehej pas, ndërkohë që ajo largohej. “Filmi është një mashtrim, ashtë ajo akuza që Prokuroria prej kohësh kërkon të vërtetojë në gjyq, por nuk ka asnjë fakt që ngjarjet kanë shkuar ashtu. Jemi të tronditur nga ky film, ndaj do t’i drejtojemi gjykatës”, kanë thënë prindërit e Pistorius.

Më shumë nga Miks Bota