Bundesliga

Ja titullarët e Bayern që duan largimin e trajnerit Kovac

FC Bayern vazhdon të çalojë këtë sezon dhe lojtarët kryesorë të ekipit kanë krijuar një opozitë kundër trajnerit Robert Kovac.

Në prag të ndeshjes ndaj Borussia Dortmund të shtunën duhet patjetër një fitore në mënyrë që të shkurtohet avantazhi i kundërshtarëve që aktualisht ndodhen në krye të renditjes.

Kriza po thellohet dhe disa lojtarë kanë krijuar një opozitë me objektivin për të larguar sa më shpejt trajnerin.

Bëhet fjalë për yjet Mats Hummels, Franck Ribery, Thomas Muller dhe Arjen Robben. Kovac ka nevojë për mbështetjen e Hasan Salihamidzic, por deri tani ai ka mbajtur qëndrim neutral.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Drejtori sportiv nuk ka autoritetin e nevojitur dhe për momentin nuk është i aftë të ndryshojë situatën.

Arsyeja kryesore e opozitës është rotacioni i përdorur nga trajneri. Hummels dhe Muller nuk po luajnë rregullisht. Robben i kanë ardhur në majë të hundës zëvendësimet e shpeshta.

Një tjetër arsye janë taktikat e trajnerit si dhe mungesa e planit të qartë në sistemin 4-1-2-2-1 të trajnerit. Thuhet të mos ketë plan B.

Si pasojë titullarëve u mungon ritmi, atyre u mungon motivimi për të ndryshuar situatën.

A do të jenë këta katër lojtarë në formacionin e Kovac ndaj Dortmund? Kjo mbetet për t’u parë, por një rezultat negativ mund të jetë fundi i tij te bavarezët.

Më shumë nga Bundesliga