• Ja votimi i plotë shqiptar në “The Best”, ka edhe çudira

    Publikuar: 10 Jan 12:08

    Nga Shqipëria kanë pasur mundësinë e votimit tre persona, për “The Best” të FIFA-s, çmim që e fitoi dje Cristiano Ronaldo, por edhe çmime të tjera, që u publikuan në mbrëmjen gala të Zyrihut. Ajo që bie në sy ka të bëjë me votën e medias (shtypit), e cila përfaqësohet nga TVSH (Televizioni Publik), që ka të drejtat e transmetimit të eventeve të tilla të FIFA-s. Në emër të medias shqiptare ka votuar një person i panjohur për gazetarinë sportive tonën, edhe më gjerë, çka nxjerr në pah “defekte”, nëse mund t’i quajmë kështu, të këtij trofeu, që në numrin e parë të tij, nën “çatinë” e FIFA-s, pas ndarjes me “Topin e Artë”.

    Në fakt, mungesa e seriozitetit ka të bëjë me palën shqiptare, që ka të drejtën e votimit në emër të medias sonë, jo nga FIFA. Dhurata Bejzade mund të jetë gjithçka në TVSH, por jo gazetare, aq më tepër gazetare sportive. Dy të tjerët, që kishin të drejtë vote nga Shqipëria, ishin trajneri kuqezi, Xhani De Biazi, dhe kapiteni kuqezi, Ansi Agolli. Më poshtë ju zbulojmë mënyrën e votimit të secilit prej tyre:

    De Biazi – 60 vjeçari nga Sarmede i ka dhënë 5 pikë Buffon, portierit bardhezi të Italisë, 3 pikë Ronaldos dhe 1 pikë Messit.
    Ansi Agolli – Kapiteni i kombëtares ka votuar në këtë mënyrë: 5 pikë Ronaldos, 3 pikë Messit dhe 1 pikë Griezmann.
    Dhurata Bejzade – Si përfaqësuese e medias shqiptare, në emër të TVSH, personi në fjalë ka votuar kështu: 5 pikë Messi, 3 pikë Neuer dhe 1 pikë Ronaldo.

    Pra, në total, Kristiano Ronaldo, që ishte edhe fituesi i çmimit në fjalë, ka marrë 9 pikë nga Shqipëria, aq sa ka marrë edhe Leo Messi. Finalisti tjetër, Griezmann ka marrë vetëm 1 pikë. Dy të tjerë, jashtë podiumit tresh të “The Best” për vitin 2016, që kanë marrë nga 3 dhe 5 pikë, janë respektivisht Manuel Neuer dhe Giggi Buffon.

    [interaction id=”5873e12efef6bbbe783bac75″]


    Lexo postimet e tjera