AUTO

Jackson është mbreti, mban 56 milionë euro në garazh

Të jesh i famshëm në botën e sportit shpesh do të thotë edhe të kesh makina luksoze në garazh. Nga Michael Jordan te LeBron James, nga Floyd Mayweather te Mario Balotelli, Ibrahimovic dhe Beckham. Të gjithë kanë një të përbashkët: makina luksoze, që ndoshta janë përdorur shumë pak.

MARIO BALOTELLI – Dashuria e tij për makinat është një gjë e ditur për të gjithë, ashtu si për dëshirën e tij për të befasuar. Por ka kaluar shumë koha nga Bentley Bentley Continental GT në version kamuflazh me vlerë 180 mijë euro. Ai ishte Balotelli i Manchester City-it dhe i Liverpool. Tani “SuperMario” shëtit “vetëm” me njërën mes Lamborghini Gallardo, Maserati GranTurismo, Audi R8 V10, Ferrari 458 Spider, Ferrari F12 Berlinetta dhe Range Rover Evoque.
Velra: mbi 1 milion euro.

IBRA, JORDAN DHE HAMILTON – Zlatan Ibrahimovic ka një pasuri në makina të barabartë me 1.7 milionë euro. Sponsori i tij është Volvo, por janë Ferrari Enzo dhe Porsche 918 Spyder yjet e skuderisë së tij bashkë me Lamborghini Gallardo dhe Maserati GranTurismo. Michael Jordan ka një pasuri prej 2 milionë eurosh në garazh, me një Chevrolet C4 Corvette, një Ferrari 512 TR, një Porsche 911, një Toyota Land Cruiser dhe një Ferrari 599 GBT Fiorano. Më pas vjen Leëis Hamilton me një pasuri 2.63 milionë euro. Ndër të tjera, ai zotëron një Pagani Zonda, një SLS Mercedes dhe një Shelby GT500, por makina e tij e preferuar mbetet Cobra 472 del 1967. Një shkall më lart është Shaquille O’Neal, legjenda e Los Angeles Lakers dhe e NBA, i cili ka aq shumë makina sa mund të haprë një koncesionar: Lamborghini Gallardo, Mercedes S, Cadillac DTS, Ferrari 458 Italia dhe Jeep Ërangler. Më pas, Ford Expedition, Lincoln Continental, Hummer H2, Cadillac Escalade dhe Chevrolet G1500 van, për një vlerë të barabartë me 4 milionë euro.

MBRETI ËSHTË JACKSON – Pas ish-yllit të NBA vijnë David Beckham (4,2 milionë euro), Cristiano Ronaldo (4,8), LeBron James (5,1) dhe të gjithë të tjerët, për të arritur te Mr Money Floyd Mayweather, i cili zotëron një nga koleksionet më të mëdha të makinave në botë, me një vlerë të barabartë me 9 milionë euro (disa Rolls-Royce, Ferrari dhe Bugatti. Makina më e shtrenjtë është një version i rrallë Koenigsegg Trevita). Por mbreti i padiskutueshëm është Reggie Jackson, ish-lojtar bejsbolli, i cili ka një pasuri të barabartë me 56 milionë euro në garazh, që mund të ishte më e madhe duke parë se një zjarr i rënë në 2013-ën ka shkatërruar 35 nga 100 makinat e koleksionit të tij. Vetëm Ferrari 275 GTB/4, e cila vlen 23 milionë euro, e nxjerrë atë mbi të gjithë të tjerët.

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-0

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-1

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-3pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-2

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-4

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-6

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-7

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-8

pit-stop-supercar-il-migliore-e-jackson-nel-garage-auto-per-56-m-90027-9

Më shumë nga AUTO