Gossip

“Jam nona, hajde pimë kafe”; plas humori shqiptar te Levante (video)

Levante është skuadra e La Liga-s, që vijon luftën e mundimshme për të mbijetuar në elitën e futbollit spanjoll. Mbrëmë arriti të marrë një fitore minimale me shumë vlera ndaj Malagës, duke ushqyer shpresat për përmbushje të objektivit sezonal. Kujtojmë se në këtë skuadër militojnë edhe dy futbollistë shqiptarë.

Enis Bardhi, shqiptar i Maqedonisë, është bërë pjesë e Levantes më herët, ndërsa merkaton e dimrit e bëri të njëjtën gjë edhe Armando Sadiku. Pra, kemi të bëjmë edhe me një pjesë shqiptare të kësaj skuadre. Në ndeshjen e fundit, Bardhi dhe Sadiku nuk janë aktivizuar fare, kanë qëndruar në stol, por në fund të lojës kanë festuar, sigurisht.

Një video e hedhur në “InstaStory” i referohet momentit kur Bardhi i thotë Sadikut “hajde mor, pimë kafe. Jam nona, merru me mu ti…” Duket qartë se futbollisti shqiptar i kombëtares së Maqedonisë i referohet një personazhi komik, që është bërë viral në rrjetet sociale, duke u mburrur e duke thënë se “jam nona”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Gossip